Kryetari i PD-së Lulzim Basha duke se ka marrë rolin e DJ-t. Demokratët janë mbledhur këtë mbrëmje festën e fundvitit.
Demokratët e PD-së zyrtare janë mbledhur në një nga baret e kryeqytetit dhe po festojnë teksa po lënë pas një vit jo dhe aq të mirë për forcën politike në të cilën bëjnë pjesë.
Në disa video të publikuara në rrjetet sociale nga deputeti demokrat Kreshnik Çollaku, kreu i PD Lulzim Basha shihet pranë DJ-t duke kënduar dhe kërcyer.
Pas humbjes në zgjedhjet lolale të 14 maji, PD vijon të jetë e ndarë në disa grupime dhe së fundmi janë bërë edhe zotime se ndoshta muaji i parë i 2024 do t’i gjejë disi më të bashkuar.
Kujtojmë se, Belind Këlliçi deklaroi mbrëmjen e djeshme se po punohet për një bashkim të Rithemelimit me grupimin e Gazment Bardhit. Ai foli për një bashkim të demokratëve jo vetëm si Grup Parlamentar, por edhe në struktura në fillim të janarit.
Deri atëherë, teksa demokratët e Bashës festojnë Vitin e Ri, ata të “Rithemelimit” po presin nga SPAK për masën e sigurisë që do ti jepet liderit të tyre Sali Berisha.