Fatura e kripur e ujit është bërë shkak që një e moshuar të humbë jetën. Mediat italiane raportojnë se 88-vjeçarja Caterina Giovinazzo u shtrua me urgjencë në spital dhe më pas ndërroi jetë, pasi nusja e kishte informuar se fatura mujore e ujit kishte shkuar 15 mijë e 339 euro.
Por më pas u mësua se në faturë ishte bërë një gabim nga kompania. Kjo ka bërë që familja e Caterina-s të kërkojë sqarim për këtë çështje.
E moshuara duket se është ndjerë keq pak çaste pasi nusja i ka lexuar detajet e faturës që lidhet me periudhën gusht-tetor, e cila është marrë nga banka në datën 14 nëntor dhe është paguar automatikisht nga institucioni i kreditit.
Më pas u konstatua se konsumi maksimal i shtëpisë së gruas ishte disa metra kub për një tarifë prej 55 eurosh.