Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka folur për zhdukjen e Ervis Martinajt.
Gjatë një interviste, Karamuço u shpreh se për zhdukjen e tij grupet kriminale u bashkuaa si një familje, madje një sindikatë e tërë që kërkonte eleminimin e tij.
Sipas ekspertit ata janë koordinuar për të realizuar planin e tyre.
“Krimi i organizuar është fuqizuar shumë. Organizimet për vrasjen e rivalëve bëhen nga ata që nuk janë pjesë e asaj zone. Ata janë të organizuar edhe në mënyrë transkombëtare. Funksioni i tyre është si familje, organizata dhe shkëmbejnë ndere me ata që i quajnë aleatë. Kemi rastin e zhdukjes së Ervis Martinajt, ku dyshohet që u bënë një sindikatë e tërë. Nuk ishte vetëm një familje, por u koordinuan disa për atë që mendohet e dyshohet se mund të ketë ndodhur.
Në Shqipëri nuk kemi vetëm rastin e Martinajt, por edhe 4 të tjerë që dyshohen se kanë të njëjtin fat, dhe nuk dihet nëse kanë vdekur apo janë gjallë. Kemi rastin e dy të zhdukurve në Sarandë, është dhe një person tjetër në Korçë që ka kryer një vrasje në Elbasan, i cili është në të njëjtët dritëhije. Prioriteti ka qenë për Ervin Martinaj, ndërkohë për të tjerët nuk thuhet shumë.
Nuk mund të flasim dot për organizata të mirëfillta, por mund të them se në Shqipëri numërohen rreth 20-22 organizata që kanë ulje ngritje në kuptimin e fuqisë. Kanë filluar transformohen dhe nuk kupton dot kush drejton kë. Ne kemi një zonë të qetë që ka një efekt të madh që është Fieri, e më pas Vlora”, u shpreh eksperti i kriminalsitikës./